Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, pasi ka marrë zyrtarisht detyrën është ndalur për të mbajtur para qytetarëve britanik fjalën e tij të parë si kryeministër.
Starmer ka nisur fjalimin e tij duke nderuar Rishi Sunak, ndërsa tha se arritja e tij si kryeministër i parë britanik aziatik i këtij vendi, nuk duhet të “nënvlerësohet nga askush”.
Ndër të tjera ai shtoi se “ne gjithashtu e njohim përkushtimin dhe punën e palodhur që ai solli në udhëheqjen e tij.”
Starmer u shpreh se mungesa e besimit në politikën britanike mund të shërohet vetëm me veprime dhe jo me fjalë, duke shtuar më tej se qeveria do të trajtojë çdo person në këtë vend, me respekt.
Duke përmendur nevojën për shkolla dhe shtëpi, Starmer u zotua të rindërtojë “infrastrukturën e mundësive” të vendit, duke e bërë këtë “tullë pas tulle”.
Duke përfunduar fjalimin e tij si kryeministër, Starmer thotë se katër kombet e Mbretërisë së Bashkuar po qëndrojnë përsëri së bashku duke u përballur me sfidat e një bote të pasigurt.
“Ju na keni dhënë një mandat të qartë dhe ne do ta përdorim atë për të ofruar ndryshime, për të rivendosur shërbimin dhe respektin ndaj politikës, për t’i dhënë fund epokës së performancës së zhurmshme, për të shkelur më lehtë jetën tuaj dhe për të bashkuar vendin tonë. Katër kombe qëndrojnë sërish bashkë. Duke u përballur me sfidat e një bote të pasigurt, siç kemi bërë shpesh në të kaluarën tonë. Do jemi të përkushtuar për një rindërtim të qetë dhe të durueshëm. Ndaj me respekt, dhe përulësi ju ftoj të gjithëve t’i bashkoheni kësaj qeverie në misionin e ripërtëritjes kombëtare. Puna jonë është urgjente dhe e fillojmë sot. Faleminderit shumë”, përfundoi ai.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co