Begonia Gomet, gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, u paraqit sot në një gjykatë të Madridit për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me akuzat për korrupsion dhe ndikim të padrejtë për një rast i cili shtyu bashkëshortin e saj të konsideronte dorëheqjen nga posti në prill të këtij viti.
Sipas mediave të huaja, seanca e sotme është pjesë e një hetimi paraprak nëse Gomet ka përdorur pozicionin e saj si gruaja e kryeministrit për të ndikuar në marrëveshjet e saj të biznesit.
As Gometh dhe as avokati i saj nuk iu drejtuan gazetarëve të mbledhur jashtë gjykatës përpara paraqitjes së saj me dyer të mbyllura tara togave të zeza, të cilët mësohet se urdhëruar që senaca e radhës të mbahet më 19 korrik.
Vetë Gomet nuk ka folur publikisht për këtë çështje, por Sanchez i ka mohuar vazhdimisht dhe me forcë akuzat kundër gruas së tij, duke thënë se ato janë të pabaza dhe të orkestruara nga rivalët politikë të krahut të djathtë.
Çështja arriti në gjykata përmes një mjeti ligjor spanjoll, të ashtuquajturës “klasa popullore”, e cila u lejon individëve privatë të ngrenë procedime penale kundër palëve të treta. Gjyqtarët mund të zgjedhin nëse do të vazhdojnë apo jo, dhe jo të gjitha akuzat çojnë në një hetim gjyqësor.
Padia kundër Gometh është ngritur nga Manos Limpias (Duart e Pastra), një organizatë aktiviste kundër korrupsionit e udhëhequr nga Miguel Bernard, një avokat dhe politikan që kandidoi për Parlamentin Evropian me një parti të së djathtës ekstreme.
Manos Limpias akuzon Gometh se ka përdorur ndikimin e saj për të siguruar sponsorë për një diplomë master universitare që ajo drejtonte.
Hetimi në vazhdim synon të vlerësojë sjelljen e Gomet pasi Sanchez u bë kryeministër në vitin 2018, tha gjykata. Kontratat që lidhen me fondet e Bashkimit Evropian do të kontrollohen veçmas nga Prokurori Evropian.
Në fund të prillit, Sanchez tha se do të pezullonte detyrat e tij për pesë ditë për të marrë në konsideratë dorëheqjen pasi një gjykatë njoftoi një hetim ndaj gruas së tij. Më pas ai deklaroi se do të mbaj ende detyrën si kryeministër.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co