Keir Starmer, zyrtarisht kryeministri i ri britanik

keir starmer zyrtarisht kryeministri i ri britanik
keir starmer zyrtarisht kryeministri i ri britanik

Avokati 61-vjeçar, politikani laburist, Keir Starmer, është shpallur kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.

Bëhet e ditur se Partia Laburiste ka fituar zyrtarisht zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke tejkaluar numrin e 326 vendeve nga 650 për të fituar shumicën.

Por kush është Keir Starmer, lideri laburist që do të zëvendësojë Rishi Sunak si kryeministër?

I Lindur në vitin 1962 në Londër, Starmer ishte një avokat i të drejtave të njeriut përpara se të bëhej Drejtor i Prokurorisë Publike nga viti 2008 deri në 2013.

Gjatë fushatës elektorale ai ka qenë i etur për të folur për sfondin e tij të klasës punëtore duke përmendur vazhdimisht gjatë debateve televizive se babai i tij ishte një prodhues veglash, nëna e tij një infermiere.

NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, lidhja e tij me politikĂ«n e krahut tĂ« majtĂ« Ă«shtĂ« e gjatĂ« – pasi ai ndan emrin e tij me Keir Hardie, i cili themeloi PartinĂ« Laburiste nĂ« fund tĂ« shekullit tĂ« 19, shkruan euronews.

Starmer u bë deputet në vitin 2015 për një zonë elektorale në Camden, në Londrën Veriore. Në vitin 2019 ai mori gati 65 për qind të votave, një rezultat i shëndetshëm për Laburistët.

Ai u bë lider i partisë në vitin 2020, kur Jeremy Corbyn i cili kishte pësuar humbje në zgjedhje, u largua nga partia.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →