EMRI/ U godit me thikë nga ish-bashkëshorti i bashkëjetueses, ky është 23-vjeçari që humbi jetën në Fier

emri u godit me thike nga ish bashkeshorti i bashkejetueses ky eshte 23 vjecari qe humbi jeten ne fier



































Si pasojë e një konflikti, i cili nisi me debat dhe më pas përfundoi në konfrontim fizik dhe përdorimin e thikës, ka mbetur i vrarë 23-vjeçai Xhimi Bakaj.

45555

Shkak për vrasjen e të riut, sipas burimeve policore është bërë divorci mes autorit dhe bashkeshortes, me të cilën ka dy fëmijë.

Gruaja kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin.

Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tre herë me thikë.

I riu pasi u godit me thikë u transportua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve.

Viktima Xhimi Bakaj
Viktima Xhimi Bakaj

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co