Spanja është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Europianit, pasi triumfoi në shtesë 2-1 ndaj Gjermanisë në Stuttgart. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm nga shtesa.
Spanjollët e filluan ndeshjen me “marshin e pestë”, duke shkaktuar drithërima te kundërshtarët, me anë të Pedrit. Ekipi i Nagelsmann ndërmerr iniciativën për herë të parë në këtë takim në minutën e 10-të, por finalizimi nuk ishte i duhuri.
Në të 14-tën, Yamal provoi nga goditja e dënimit, duke i shkuar shumë afër golit. Në të 20-tën, në krahun tjetër, radhën e pati Havertz, koordinim perfekt me kokë por gjuajtja ishte qëndrore. Në pjesën e mbetur të fraksionit, skuadrat u treguan të kujdesshme, për të mos rrezikuar shumë përpara.
Ekipi i de La Fuentes festoi në minutën e 50-të, Olmo ndëshkoi Neuer në brendësi të zonës, pas një topi të dhënë nga Yamal.
Gjermania shtoi presionin dhe zhvendosi kundërshtarin në gjysmëfushën e vetë.
Fullkrug, pak më vonë, tentoi me kokë, pa rezultat. Sulmuesi ishte një rrezik konstant, vetëm shtylla e ndali në të 76-tën.
Me portierin e dalë nga zona e tij, Havertz s’pati shënjestrën e duhur për të mbyllur një herë e mirë llogaritë e takimit. Florian Wirtz çoi peshë zemrat e tifozëve, goli i tij dërgoi sfidën në shtesë.
Në shtesë, goli që mban firmën e Merinos në të 119-tën solli kualifikimin dhe festën e madhe te Spanja, që e sheh veten kështu në gjysmëfinale.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co