“Vetëm kapiteni lejohet të flasë me arbtirin”, UEFA njofton se rregulli do të vendoset në çdo kompeticion pas EURO2024

vetem kapiteni lejohet te flase me arbtirin uefa njofton se rregulli do te vendoset ne cdo kompeticion pas euro2024
vetem kapiteni lejohet te flase me arbtirin uefa njofton se rregulli do te vendoset ne cdo kompeticion pas euro2024

UEFA ka njoftuar së fundmi se rregulli i vendosur gjatë EURO2024, sipas të cilit vetëm kapitenit të ekipit i lejohet të komunikojë me gjyqtarin e ndeshjes ka rezultuar një sukses.

Duke u nisur nga kjo, UEFA ka vendosur që duke nisur nga sezoni i ardhshëm sportiv të vendosë këtë rregull në çdo kompeticion, me arsyetimin se kjo metodë ka përmirësuar komunikimin rreth vendimeve të gjyqtarëve

“Gjyqtarët tani kanë një linjë të hapur dialogu me ekipet për të shpjeguar vendimet kryesore, përfshirë ato që përfshijnë VAR. Këto informacione dhe shpjegime u jepen vetëm kapitenëve të ekipit, të cilët janë të vetmit lojtarë që kanë të drejtë të flasin me arbitrin dhe të kërkojnë sqarime në mënyrë të respektueshme”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Kapitenët gjithashtu duhet të marrin përgjegjësi për shokët e tyre të skuadrës, duke u kërkuar atyre të respektojnë gjyqtarin, të mbajnë distancën e tyre dhe të mos rrethojnë zyrtarët e ndeshjes.

Aty ku kapiteni është portieri, pra jo afër aksionit në shumicën e rasteve, ekipeve u kërkohet të emërojnë një lojtar të vetëm jashtë fushës, të autorizuar të flasë me gjyqtarët, për të marrë shpjegimet e tyre.

Lojtarët që i shpërfillin këto udhëzime dhe i afrohen gjyqtarëve për të treguar mospajtim ose për të vepruar me mungesë respekti do të marrin paralajmërime.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →