Morata pret një “zile” nga Milani, por ka klauzolë 13 milionë euro

morata pret nje zile nga milani por ka klauzole 13 milione euro


































Alvaro Morata mund të rikthehet në Itali. Sulmuesi spanjoll, që sot në mbrëmje është i impenjuar për çerekfinalet kundër Gjermanisë në Euro 2024 ka përfunduar në listën e dëshirave të Milanit. Kuqezinjtë janë në kërkim të një bomberi pas lamtumirës së Zhiru.

morata

Sipas “Sky Sport” është e rëndësishme edhe dëshira e lojtarit që ka ndërmend të largohet nga Atletiko e Madridit. Kostoja e kartonit të tij është 13 milionë euro, aq sa në fakt është klauzola e tij për të prishur kontratën. Pavarësisht se përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale tregon dëshirën për të qëndruar në Madrid, nuk është e sigurt që do të ndodhë. Në fakt duket se ai postim ishte i dedikuar për zërat që e transferonin atë në Arabinë Saudite.

Morata nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për Italinë dhe mbi të gjitha prezencën krah bashkëshortes së tij dhe fëmijëve. Ajo është italiane dhe sigurisht që do të ketë ndikim në vendimin përfundimtar. Për Milanin do të ishte një goditje që do të përputhej me kushtet që ka vendosur klubi. Kartoni i tij dhe rroga nuk janë shumë të larta.

Me transferimin e Zirkzes që është bllokuar nga komisionet dhe me çështjen Lukaku gjithmonë në ajër, në horizont është transferimi i Alvaro Moratës. E vështirë, por ai mund të jetë kandidat kryesor për t’u bërë numri 9 kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co