Shqiperia

Vrau partnerin e ish-bashkëshortes, policia jep detaje për krimin në Fier: Si ndodhi ngjarja

vrau partnerin e ish bashkeshortes policia jep detaje per krimin ne fier si ndodhi ngjarja
vrau partnerin e ish bashkeshortes policia jep detaje per krimin ne fier si ndodhi ngjarja

Policia e Fierit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vrasjen e 24-vjeçarit mbrëmë. Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”.

Xhuljano Miaj akuzohet se vrau Xhimi Bakaj, bashkëjetuesin e ish-gruas.

[embedded content]

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, Fier, ju informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. M., 39 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 24 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë) që u gjet në vendin e ngjarjes.”, -thuhet njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts