![Tentoi të kalonte me lëndë narkotike në doganën e Kapshticës, arrestohet 31-vjeçarja angleze 2 tentoi te kalonte me lende narkotike ne doganen e kapshtices arrestohet 31 vjecarja angleze](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/tentoi-te-kalonte-me-lende-narkotike-ne-doganen-e-kapshtices-arrestohet-31-vjecarja-angleze.jpg)
C.P., 31-vjeçe ka rënë në pranga nga blutë e Korçës pasi ka tentuar që në pikën kufitare të Kapshticës ta kalojë me lëndë narkotike.
Sipas informacioneve nga Policia, droga është konstatuar gjatë kontrollit të mjetit.
Teksa 31-vjeçarja përfundoi në pranga, policia sekuestroi lëndën narkotike kanabis sativa, mjetin me të cilin po udhëtonte dhe 2 celularë.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasen C. P., 31 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në brendësi të automjetit të saj, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 celularë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co