Bota Kuriozitete

Meriton Mjekiqi bëri apel për “paqe”, por konflikti mes tij dhe ish-partneres ende i ndezur! Egesta në Kosovë me djalin, por s’e lejon moderatorin të takojë të birin

meriton mjekiqi beri apel per paqe por konflikti mes tij dhe ish partneres ende i ndezur egesta ne kosove me djalin por se lejon moderatorin te takoje te birin



































Jeta e Meriton Mjekiqit ndryshoi totalisht me pjesëmarrjen e tij në edicionin e 3 të ‘Big Brother VIP’. Moderatori nga Kosova, ia doli që veç zemrës së publikut, të fitonte edhe dashurinë e Ilnisës.

meriton mjekiqi egesta

E që prej asaj dite, çifti duket mëse i pandashëm, teksa tashmë kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë. Ashtu si edhe vetë ai është shprehur, jo eksperiencë e ka ndryshuar thellësisht edhe si njeri. Publiku pati mundësinë të njihte anën tjetër të djaloshit, që shpesh e kishim cilësuar si një prej ‘donzhuanëve’ më të mëdhenj të showbizzit tonë. Ajo që në fakt nuk dinim, ishte drama që Meritoni po përjetonte me djalin e tij. Ishte në një nga netët e spektaklit live, ku ai rrëfeu për herë të parë se djali i tij ishte me autizëm.

ilnisa agolli meriton mjekiqi3

Më tej ai rrëfeu edhe vështirësitë që ka kaluar me nënën e djalit të tij, me të cilën nuk kishte një raport të mirë. Dhe duket se situata vijon të jetë e njëjta. Ditët e fundit, ish-partnerja e Meritonit, Egesta, ka udhëtuar për në Kosovë. Nga postimet e saj në rrjetet sociale, kemi parë se ajo së bashku me Loarin tashmë ishin në Prishtinë, duke shijuar kështu disa ditë udhëtimesh.

2d75de8a-9cba-408d-8217-7e9657d6afcd

Por me sa duket një takim mes djalit dhe ish-finalistit të Big Brother ende nuk ka ndodhur. Në ditët ku Egesta publikoi foto nga Prishtina, Meritoni ishte ende me pushime në Turqi së bashku me Ilnisën. Edhe tanimë që ditët romantike të çiftit kanë munguar, duket se ai ende nuk ka mundur që të takohet me djalin e tij. Të paktën në rrjetet sociale, një moment i tillë nuk është publikuar. Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit, Egesta ka reaguar në lidhje me deklaratat e Meritonit që dha gjatë spektaklit, se djali i tyre, Loari është me autizëm. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo i ka falënderuar të gjithë për mbështejen që i kanë dhënë, duke thënë se e vërteta gjithmonë triumfon.

egesta (1)

“Këto ditë kam pranuar mesazhe pafund në lidhje me situatën e fundit. I kam lexuar të gjitha dhe jam përzemërsisht falënderuese dhe e lumtur për fjalët e mira dhe mbështejen emocionale që më keni dhënë. Nuk është e lehtë kur jeta private zbulohet në një format me kaq shumë vëmendje, e sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë, por e vërteta gjithmonë triumfon.”- ka shkruar Egesa.

egesta (7)

Meritoni gjatë rrëfimit të tij në “Big Brother Vip Albania”, tha se djali i tij është me autizëm dhe kjo ishte arsyeja se pse ai kishe vendosur të bëhej pjesë e formatit.Por ndarja e Meritonit nga partnerja e tij, Egesta, nuk ka jenë e paqtë pasi dyshja janë përplasur edhe publikisht, ku kanë hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje.Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste të moderatorit në emisionin “NIN”, ku foli për jetën e tij personale, marrëdhënien me ish-partneren dhe djalin e tyre. Mjekiqi u pyet nga moderatori në lidhje me bisedën që ish-partnerja e tij kishte realizuar me rivalin e tij të hip hop-it, Varrosin, gjë për të cilën ai u shpreh se nuk i interesonte më.

egesta meriton mjekiqi

“Nuk më intereson mua të kontaktoj me ishpartneren, unë i kam mbyllur muhabetet, e tha edhe vetë ajo. Ajo është ish-partnere, e respektoj si mamin e djalit tim, gjakut tim. Tentoj dhe gjithmonë kam tentuar të kem raporte të mira!”, u shpreh moderatori.

ilnisa-dhe-meritoni-2-2

Ai ndër të tjera deklaroi se kontaktonte me djalin e tyre, por reagimet nga ish-partnerja ishin të forta, ndërsa tha se përpiqej në maksimum që të mos bënte gabime, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzonte si baba.Në lidhje me marrëdhënien e tyre aktuale, ai tregoi: “Ka një kohë që s’e kam parë, normal që edhe mërzitem, edhe kush ka evlad e din këtë pjesë. Mundohem me kalu në mënyra të ndryshme virtuale për me afru, kur e kam larg, është një vjet e gjysmë, ka filluar t’i bëjë ato veprimet e Meritonit. Mua më dhemb më së shumti për djalin kur të rritet edhe i merr vesh disa gjëra, edhe munden me lëndu, për shembull një veprim i tillë, një veprim i mamit të vet që e ka bërë gabim dhe për këtë arsye mundohem që mos të bëj ndonjë veprim të gabueshëm në lidhje me familje që mbas 10 viteve, Loari kur të rritet, Loari të thotë: ‘Këqyr babi paska bërë diçka gabim në lidhje me mamin tim ose me mua”.

meriton ilnisa big brother (1)

Por në lidhje me këtë rrëfim, reagoi ish-partnerja e Meritonit për të rrëfyer version e saj të situatës. Mbrëmjen e së martës, ish e dashura e Meritonit, Egesta, tregoi se në fakt e vërteta është që ai nuk interesohej aspak për djalin.

“Para së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë, të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’. E përdor këtë term, pasi që Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale sa për t’i ngritur imazhin vetes së tij.Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Ndaj kam vendosur të ndahem nga ai e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo.

egesta (4)

Në postimet në vazhdim, Egesta ka theksuar se djali i tyre nuk merr as pensionin ushqimor nga babai dhe asnjë mbështetje financiare, duke i bërë thirrje të mos ia përmendë më emrin nëpër intervista.

“Ndërkaq që Meritoni nëpër media e përmend që mundohet për të dhe i cek kushtet e mira materiale kinse i rrinë tri vetura të parkuara e deri më tani asnjë dhuratë nuk i ka dërguar djalit të tij për asnjë ditëlindje të paktën dhe vazhdon kështu me gënjeshtra t’i bindë të tjerët.Loari nuk e ka mbështetjen financiare as atërore nga Meritoni, të cilin kur e ka lënë familja, puna, shoqëria anash, i dola unë në ndihmë për vite me radhë, e ai këtë femër mundohet ta përulë e ta poshtërojë publikisht në vendin ku ai kthehet te ishpuna (Klan Kosova), ku ishte trajtuar më së keqi duke menduar se me të përulur një femër e ngriti veten”, ka shkruar ajo.

egesta (2)

E duket se konflikti mes tyre vijon ende dhe Egesta nuk ka ndërmend që ta lërë djalin pranë Meritonit, as këto ditë që është në Kosovë.

ilnisa agolli meriton mjekiqi (2) ilnisa agolli meriton mjekiqi (1) ilnisa agolli meriton mjekiqi

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts