Megan Fox dhe MGK janë rikthyer së bashku? Ngjarja e fundit i nxori zbuluar

megan fox dhe mgk jane rikthyer se bashku ngjarja e fundit i nxori zbuluar
megan fox dhe mgk jane rikthyer se bashku ngjarja e fundit i nxori zbuluar

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly dukeshin mjaft elegantë teksa qëndronin pranë njëri-tjetrit në festën e famshme të bardhë të Michael Rubin të enjten.

Për sa i përket veshjes, Kelly u shfaq me pantallona sportive, një bluzë, shami dhe disa syze rrethore me shkëlqim, ndërsa Fox veshi një fustan mini me syze dhe një choker të trashë.

Kjo dalje e tyre mund të jetë një shenjë se dyshja janë rikthyer së bashku.

Po ashtu, sipas OK Magazine, Fox dhe Kelly janë ende të lidhur, pavarësisht se aktorja konfirmoi se ata e ndërprenë fejesën e tyre.

Për më tepër, Fox dhe MGK u panë duke kërcyer së bashku dhe duke u shoqëruar në prapaskenë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co