Lifestyle

Dua Lipa pas tri vitesh merr leje nga Komuna e Londrës për të rinovuar bodrumin në shtëpinë e saj luksoze

dua lipa pas tri vitesh merr leje nga komuna e londres per te rinovuar bodrumin ne shtepine e saj luksoze
dua lipa pas tri vitesh merr leje nga komuna e londres per te rinovuar bodrumin ne shtepine e saj luksoze

Dua Lipa po rinovon bodrumin e shtëpisë së saj luksoze në Londër, pas një beteje të gjatë me komunën.

Nga fotografitë që ka siguruar tabloidi britanik The Sun, këngëtarja shihet duke transformuar plotësisht vendin dhe ka filluar tashmë gërmimet nën shtëpi dhe shkatërrimin e katit të parë.

Ylli i muzikës e bleu pronën për 6.75 milionë funte (7.95 milionë euro) në Londër në janar të vitit 2020 – por mendohet se nuk ka hyrë asnjëherë në të.

Në tetor 2021, Dua aplikoi në komunën lokale për një zgjatje në katin e parë dhe një bodrum me studio muzikore, pishinë, palestër, kinema dhe zonë relaksi.

Në mars të këtij viti, komuna më në fund dha dritën e gjelbër – por vendosi kushte të rrepta sipas një marrëveshjeje të Seksionit 106 pasi ndërtimi do të kishte një ndikim kaq të rëndësishëm mbi banorët lokalë.

Kjo ndodhi pas ankesave nga një grup ruajtës lokal që bllokoi aplikimin duke u ankuar për “humbjen e hapësirës së gjelbër”, “humbjen e pemëve” dhe “probleme me kanalizimin”.

Pra, ekipi i dizajnit të Duas ra dakord të ndërtojë një kopsht të fshehur me biodiversitet mbi bodrumin për ta bërë atë të shkrihet në kopshtin ekzistues, i cili do të sigurojë ushqim dhe habitat për jetën e egër lokale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts