Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) vijon seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj vijon prej më shumë se tre orësh, për caktimin e masës së sigurisë.
Mësohet se Beqaj ka kërkuar të lirohet nga qelia me garanci pasurore me 5 milionë lekë, ndërsa ka kundërshtuar akuzat e SPAK.
Seanca ndaj tij dhe personave të tjerë të dyshuar është ndërprerë pme 30 minuta pushim dhe pritet të vijojë derisa të merret një vendim,
Kujtojmë se ish-ministri u arrestua dy ditë më parë nën dyshimet për përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj (SASPAC), të cilën e drejtonte që prej vitit 2021, si dhe për fshehje të pasurisë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co