Zvicra vazhdon të përdorë një “armë sekrete” të çuditshme në stërvitje në përgatitjen për t’u përballur me Anglinë. Ashtu siç e kemi parë edhe më herët, portieri Jan Zomer dhe kolegët e tij po përdorin edhe në këtë Europian syzet japoneze me bateri që krijojnë një efekt të ngadaltë kur goditet një top.
Thuhet se ato i ndihmojnë portierët të përmirësojnë pritjet e tyre për shkak të lenteve të tyre më të errëta. Dhe me Zvicrën që mbajti një portë të pastër kundër Italisë, mund të thuhet se syzet kanë funksionuar.
Prodhuar nga kompania japoneze “VisionUp”, syzet kushtojnë mbi 350 £. Nuk është hera e parë që Zvicra i përdor ato, ndërsa portierët janë parë t’i përdorin ato edhe në në “Euro 2020”. Dhe syzet janë përdorur gjithashtu nga atletët në një sërë sportesh të tjera duke përfshirë tenisin dhe bejsbollin.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co