Popullsia në Gazë zhvendoset në mes të ofensivës së re izraelite

popullsia ne gaze zhvendoset ne mes te ofensives se re izraelite
popullsia ne gaze zhvendoset ne mes te ofensives se re izraelite

Gati 2 milionë njerëz janë zhvendosur nga Gaza, pothuajse e gjithë popullsia, pasi ushtria izraelite javën e kaluar urdhëroi evakuimin e Gazës në mes të një operacioni tokësor, tregojnë shifrat e fundit të OKB-së.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë shtuar sulmet në disa pjesë të Rripit, duke përfshirë lagjen Shujaya në veri.

UNRWA, agjencia kryesore e OKB-së për refugjatët palestinezë, vlerëson se deri në 1.9 milionë njerëz në Gazë janë zhvendosur brenda vendit – rreth 90 për qind e popullsisë së Rripit, e vlerësuar nga OKB-ja të jetë rreth 2.1 milionë njerëz.

Bëhet e ditur se numri i personave të zhvendosur u rrit nga 1.7 milionë që kur Izraeli nisi ofensivën e tij në qytetin jugor të Rafahut, shkruan CNN.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →