“E piva kafen e helmët pa ty këtë mëngjes”, Timo Flloko nderon Ismail Kadarenë me vargjet e poezisë: Ike heshtjes si gjigant, i menduar

e piva kafen e helmet pa ty kete mengjes timo flloko nderon ismail kadarene me vargjet e poezise ike heshtjes si gjigant i menduar
e piva kafen e helmet pa ty kete mengjes timo flloko nderon ismail kadarene me vargjet e poezise ike heshtjes si gjigant i menduar

Aktori i mirënjohur, Timo Flloko ka publikuar një poezi të realizuar prej tij, në ndër të shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 88-vjeçare.

Poezinë e tij, Flloko e ka shoqëruar me një fotografi ku shfaqet përkrah shkrimtarit në një nga takimet e tyre private.

Në vargjet e tij kushtuar Kadaresë, Flloko e nis poezinë me dhembjen e madhe që la për vendin ikja e gjeniut të letrave shqipe.

KADARE (Requiem)

Nga Timo Flloko

E piva kafen e helmët pa ty, këtë mëngjes,
Dhembjen, fillikat, me kë ta ndaja,
Chateau Juvenilja tek e shoh më ngjan,
Më shkretëtirë se Saharaja…

Ike heshtjes si gjigant, i menduar,
(Bëre vallë pakt të fshehtë me ikjen?!)
Le bosh pas vetes, në mijëra zemra,
Zbrazëti pa skaj, apokaliptike…

(Pse vijnë gjenitë dhe ikin nga kjo botë..?!)
Ikja jote është shtegtim qiellor,
Vdekjen s’mund as ta imagjinoj dot!

Mortin s’mund ta marr as me mend..
Një zog erdh’ a m’u faneps
Fluturimin ndali, u ul në vendin tënd,

(Të ish hij’ e Nobelit ai udhëhumbës,
Me pendesën në vete, një gjasë aq e rrallë,
U nis por mbërriti vone, nga erërat që frynin,
Korb u bë nga mërzia, se s’të gjeti gjallë…)

U përmenda ne fund, humbës në atë bosh,
Hodha sytë në qiell, përtej, te e panjohura,
Me pafundësinë u shkri, atje përjetshëm,
Shpirti yt shtegtar që kapërcen kohërat.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co