“Gjermania është përsëri Gjermani, mos u dorëzoni”, Kroos në letrën e lamtumirës: Sa shumë krenari të mbash veshur këtë fanellë

gjermania eshte perseri gjermani mos u dorezoni kroos ne letren e lamtumires sa shume krenari te mbash veshur kete fanelle
gjermania eshte perseri gjermani mos u dorezoni kroos ne letren e lamtumires sa shume krenari te mbash veshur kete fanelle

Largimi i Gjermanisë nga Euro 2024, nuk u pasua vetëm me trishtimin e tifozëve gjermanë për largimin e skuadrës së tyre në çerekfinale, por edhe me hidhërimin, për shkak se sfida ndaj Spanjës, do të ishte edhe ndeshja e fundit për mesfushorin e “panzerave”, Toni Kroos.

Madrileni i dha lamtumirën futbollit të luajtur, duke lënë pas një karrierë brilante, pavarësisht eleminimit në këtë evropian. 1 ditë pas eleminimit, Kroos ka publikuar edhe letrën e tij të lamtumirës, drejtuar të gjithë tifozëve të tij besnikë, që e kanë ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij:

“Më ra telefoni, ishte Julian Naglesmann, motivi i telefonatës? Rikthimi në kombëtare. Mendimi im i parë, që më kaloi ndërmend? Mos u trego naiv. Sa shumë krenari të mbash fanellën e kësaj kombëtare veshur. Gjermania është përsëri Gjermani.Ju lutem mos u dorëzoni”, tha ndër të tjera ish mesfushori madrilen.

Në fund ai nuk la pa përmendur edhe episodin e dëmtimit të mesfushorit katalanas Pedri, për të cilin nuk kursesu as ndjesën e tij, pas ndeshjes. “Nuk kisha aspak qëllim ta dëmtoja, më vjen vërtet keq që ndodhi kështu. I uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushën e lojës”, theksoi Kroos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co