Sulme me dronë në verilindje të Ukrainës, Moska shënjestron objektet energjetike

sulme me drone ne verilindje te ukraines moska shenjestron objektet energjetike
sulme me drone ne verilindje te ukraines moska shenjestron objektet energjetike

Rusia bëri sulme me dronë në mbarë Ukrainën gjatë orëve të natës të shtunën, duke goditur një objekt energjetik në rajonin Sumy në verilindje të vendit, thanë zyrtarët.

Njësitë e lëvizshme ukrainase që mbrojnë vendin nga sulmet me dronë dhe njësitë e mbrojtjes kundërajrore rrëzuan 24 nga 27 dronët e lëshuar mbi 12 rajone të vendit, njoftuan forcat ajrore ukrainase.

Kompania operatore e rrjetit energjetik “Ukrenergo” njoftoi se u dëmtuan objektet energjitike në rajonin Sumy, duke detyruar ndërprerjen për arsye emergjence për konsumatorët industrialë në qytetin Sumy. Ekipet e riparimit po punonin për të rikthyer furnizimin me energji.

Nuk pati njoftime të menjëhershme për viktima, apo detaje rreth dëmeve të shkaktuara në rajonet e tjera.

Që nga muaji mars, forcat ruse kanë intensifikuar bombardimet ndaj sektorin energjetik ukrainas, duke dëmtuar pjesën më të madhe të hidrocentraleve dhe termocentraleve dhe duke lënë në errësirë zona në mbarë vendin.

“Ukrenergo” njoftoi ndërprerje të tjera të planifikuara në mbarë vendin për shkak të mungesave në prodhimin dhe importimin e mjaftueshëm të energjisë.

Sistemi energjetik i Ukrainës u godit që në vitin e parë të sulmit të forcave ruse që filloi në shkurt 2022. Sistemi energjitik humbi pothuajse gjysmën e kapacitetit të prodhimit, për shkak të sulmeve me raketa dhe dronë gjatë katër muajve të fundit./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co