Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë, ndërsa ekziston frika e trazirave dhe përplasjeve.
Marine Le Pen, e cila sipas sondazheve të fundit do të mbetet larg shumicës absolute të lakmuar, premton se një kryeministër nga Tubimi Kombëtar do të pengonte Ukrainën të përdorte armët e furnizuara nga Parisi për të goditur Rusinë. Megjithatë, ajo do të jetë forca e parë e vendit, e ndjekur nga dy blloqet e tjera, e majta dhe makronistët. Parashikimet e fundit sugjerojnë një Kuvend të paqëndrueshëm apo edhe nevojën e formimit të koalicioneve alternative.
Macron, në themelin e kësaj situate të paprecedentë në Francë me vendimin e tij për të shpërndarë Parlamentin pas humbjes në zgjedhjet evropiane, synon të jetë pika e kthesës së qeverisë së koalicionit të të moderuarve të të gjitha tendencave që do të mbante një “qeveri të bashkimit kombëtar”.
Pritet që të votojnë 49.3 milionë votues me të drejtë vote. Rezultatet përfundimtare zyrtare do të shpallen nga Këshilli Kushtetues. Francezët nuk kanë caktuar ende 501 vende, pasi 76 të parat u caktuan në raundin e parë të dielën e kaluar.
Për shkak të polarizimit të fortë politik, dita e votimit konsiderohet me “rrezik të lartë dhune”, paralajmëroi ministri i Brendshëm Darmanin, i cili ka organizuar vendosjen e 30 mijë policëve dhe xhandarëve, nga të cilët 5 mijë në Paris dhe në periferi.
Për të luftuar trazirat e mundshme kur të dalin rezultatet, çdo lloj grumbullimi do të ndalohet. Përveç Parisit, qytetet më të rrezikuara nga kaosi sipas Ministrisë së Brendshme janë Lioni, Rennes dhe Nante.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co