Anticikloni Afrikan, ja qarqet që do kenë temperaturat më të larta

anticikloni afrikan ja qarqet qe do kene temperaturat me te larta

Shqipëria po ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të europës qëndrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore, pqarashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për ditën e Diel parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës në mesditë dhe pasdite ajo fiton shpejtësi deri në 6 m/s.

Në Elbasan dhe Berat pritet të regjistrohen edhe temperaturat më të lartë gjatë ditës së sotme në 38 gradë celcius, ndërsa Korça do të ketë temperaturën më të ulët mes të gjitha qarqeve, 33 gradë celcius.

449613119 889553796502670 927790840750222485 N
449613119 889553796502670 927790840750222485 N
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →