Baritoni Gëzim Myshketa ‘ndez” Durrësin, skena unike në amfiteatrin e qytetit

baritoni gezim myshketa ndez durresin skena unike ne amfiteatrin e qytetit
baritoni gezim myshketa ndez durresin skena unike ne amfiteatrin e qytetit

Amfiteatri i Durrësit është shndërruar në një skenë unike mbrëmjen e së shtunës. Një koncert gala i baritonit Gëzim Myshketa, ku ndërthureshin kryevepra të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare.

Një borxh ndaj qytetit të tij të lindjes e ka cilësuar vetë artisti këtë rikthim, shoqëruar me emocione të papërsëritshme.

I shoqëruar nga kori, solistët dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së, Myshketa interpretoi një përzgjedhje këngësh shqiptare, duke përfshirë “Të falem i bukuri Durrës”, “Për ty Atdhe” dhe “Pragu i vegjëlisë”, krahas pjesëve të njohura ndërkombëtare si “Parla più piano”, “Funiculì Funiculà” dhe “Caruso”.
Baritoni durrsak është fitues i disa çmimeve prestigjioze. Ai është i njohur për interpretimet e tij në skenat e Italisë, Japonisë, Koresë, SHBA-së, Gjermanisë dhe më gjerë.

I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe Presidenti i Republikës.

Çdo interpretim u prit me duartrokitje nga publiku pjesëmarrës, që si rrallë herë, kishte tejmbushur Amfiteatrin e qytetit bregdetar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →