Zbuten tonet mes Iranit dhe Bashkimit Europian, Unioni: Jemi gati për bisedime me presidentin e ri

zbuten tonet mes iranit dhe bashkimit europian unioni jemi gati per bisedime me presidentin e ri
zbuten tonet mes iranit dhe bashkimit europian unioni jemi gati per bisedime me presidentin e ri

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se është i gatshëm të përfshihet në bisedime me presidentin e porsazgjedhur të Iranit, Masud Pezeshkianin.

Pezeshkian, ligjvënësi reformist, e fitoi balotazhin presidencial të Iranit më 5 korrik, duke u bërë presidenti i nëntë i Republikës Islamike të Iranit.

“Ne jemi nĂ« dijeni pĂ«r rezultatin e zgjedhjeve presidenciale nĂ« Iran dhe e urojmĂ« presidentin e zgjedhur Masud Pezeshkian”, tha Nabila Massrali, zĂ«dhĂ«nĂ«sja e BE-sĂ« pĂ«r politikĂ« tĂ« jashtme dhe siguri, nĂ« njĂ« postim nĂ« X.

“Ne jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« angazhohemi me QeverinĂ« e re nĂ« pĂ«rputhje me politikĂ«n e BE-sĂ« pĂ«r angazhim kritik”, shkroi ajo.Pezeshkian ka bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r “marrĂ«dhĂ«nie konstruktive” me vendet e PerĂ«ndimit dhe e mbĂ«shtet ringjalljen e marrĂ«veshjes bĂ«rthamore tĂ« vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive globale.

Pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, SHBA-ja i hoqi sanksionet kundër Iranit, por më 2018, presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja dhe prej atëherë Uashingtoni ka rikthyer sanksionet që e kanë ngufatur ekonominë e republikës islamike.

Përpjekjet për ringjalljen e marrëveshjes kanë dështuar dhe Teherani ka shkelur kushtet e marrëveshjes duke prodhuar uranium të shkallës së lartë të pasurimit.

Në mars, Bloomberg News citoi një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes duke thënë se Irani ishte më pak se 12 ditë larg që të posedonte materiale të nevojshme për prodhimin e një bombe bërthamore./REL

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co