Forcat e Putinit “mashtrohen” nga “avionët lodër”, ja strategjia e re që po përdor Kievi

forcat e putinit mashtrohen nga avionet loder ja strategjia e re qe po perdor kievi
forcat e putinit mashtrohen nga avionet loder ja strategjia e re qe po perdor kievi

Forcat ajrore ukrainase kanë njoftuar se po përdorin një strategji të re për të shteruar raketat “Iskander”.

Strategjia e përdorur është ajo e vendosjes së modeleve të avionëve apo sistemeve të mbrojtjes, të cilat nuk janë reale po thjeshtë modele boshe, në pika strategjike.

Forcat ruse duke menduar se janë sistemet reale, i godasin dhe i “trumpetojnë” në rrjet si një arritje ushtarake.

Ministria ruse e mbrojtjes shpërndau pamje të enjten në kanalin e saj Telegram ku tha se kishte përdorur raketa Iskender për të shkatërruar një avion luftarak ukrainas Mig-29 në aeroportin Dovhyntseve.

Komandanti i Forcave Ajrore Mykola Oleshchuk tha se kjo metodë do të vijojë të përdoret edhe në të ardhmen.

Ai shtoi se zakonisht taktikat në luftime nuk përdoren, por kjo po ndahet me publikun për t’i bërë me dije se jo gjithçka që shihet në rrjet tregon realitetin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co