E rëndë në Kosovë, u sulmua me thikë në automjet e më pas u hodh në rrugë, detajet e para

e rende ne kosove u sulmua me thike ne automjet e me pas u hodh ne rruge detajet e para
e rende ne kosove u sulmua me thike ne automjet e me pas u hodh ne rruge detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka shënuar pak minuta përpara mesnatës në Prizren të Kosovës, ku një person është sulmuar me thikë duke e lënë në rrugë të plagosur.



Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, 6 korrik, në or1ën 23:50.

Deri më tani mendohet se personi i lënduar, është sulmuar fillimisht me thikë në një automjet e më pas është hedhur në rrugë nga autorët e kësaj vepre.

Personat përgjegjës mbeten të paidentifikuar, ashtu sikurse nuk janë dhënë informacione për viktimën.

Raportohet se ai ndodhet në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e Kosovës po vijon punimet për identifikimin e gjetjen  e autorëve të kësaj ngjarje si dhe motivin e saj.

NJOFTIMI 

LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Lagja Bazhderhane, Prizren 06.07.2024 – 23:50. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë i sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë) nga persona ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar, nga vetura e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon t hetohet.”

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co