Organizonin lojëra fati me celularë, kapet në flagrancë 47-vjeçari në Dibër, në kërkim edhe një person tjetër

organizonin lojera fati me celulare kapet ne flagrance 47 vjecari ne diber ne kerkim edhe nje person tjeter
organizonin lojera fati me celulare kapet ne flagrance 47 vjecari ne diber ne kerkim edhe nje person tjeter

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Burrel, në bashkëpunim me DVP Dibër, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve me qëllim goditjen e veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie, në një lokal në qytetin e Burrelit.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi penal për shtetasin E.K., 47 vjeç, dhe po vijon puna për kapjen e shtetasit L.C., 46 vjeç, banues në Burrel. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet celularëve të tyre dhe kundrejt shumave të parave, iu vinin baste sportive qytetarëve të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët që përdoreshin nga këta shtetas dhe një shumë parash që dyshohet të përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co