Pjesëmarrje rekord në orën 12:00 në Francë në raundin e dytë të zgjedhjeve, nuk ndodhte që nga viti 1981

pjesemarrje rekord ne oren 1200 ne france ne raundin e dyte te zgjedhjeve nuk ndodhte qe nga viti 1981
pjesemarrje rekord ne oren 1200 ne france ne raundin e dyte te zgjedhjeve nuk ndodhte qe nga viti 1981

Franca voton sot në raundin e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve kryesore parlamentare që do të përcaktojnë nëse e djathta ekstreme mund të konsolidojë udhëheqjen e saj dhe të bëhet forca më e fortë në Asamblenë Kombëtare.

Zgjedhjet duket se do të kenë një rezultat historik. Pjesëmarrja ka sërish një rekord të lartë në balotazhin legjislativ në Francë, me 26.63% në mesditë, sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme.

Kishte qenë 25.90% në të njëjtën kohë me raundin e parë të zgjedhjeve. Kjo shifër kaq e lartë nuk ndodhte që nga viti 1981.

Dyshohet se ka përplasje në rrugë dhe Parisi është nën izolim.

(BalkanWeb/Ansa)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co