Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare producenti i “Titanic” dhe “Avatar”

ndahet nga jeta ne moshen 63 vjecare producenti i titanic dhe avatar
ndahet nga jeta ne moshen 63 vjecare producenti i titanic dhe avatar

Jon Landau – producenti fitues i çmimit Oscar i disa prej filmave me fitimet më të larta në botë të të gjitha kohërave, duke përfshirë “Titanic” dhe “Avatar”, është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Landau, i cili ishte bashkëpunëtori prej një kohe të gjatë i regjisorit James Cameron, thuhet se vdiq të premten pasi ishte diagnostikuar me kancer prej më shumë se një viti.

Motra e tij Tina konfirmoi vdekjen e tij në rrjetet sociale, duke e quajtur atë “vëllain më të mirë që një vajzë mund të ëndërronte ndonjëherë”.

“Zemra ime është thyer, por gjithashtu shpërthen nga krenaria dhe mirënjohja për jetën e tij më të jashtëzakonshme, dhe dashurinë dhe dhuratat që ai më dha mua – dhe të gjithë ata që e njihnin atë apo filmat e tij”, shkroi ajo.

Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare producenti i

Landau ishte djali i producentëve të Hollywood-it, Ely dhe Edie Landau. Për një kohë ai ishte ekzekutiv në kompaninë e prodhimit të filmit 20th Century Fox, duke mbikëqyrur filmat duke përfshirë “The Last Of The Mohicans” dhe “Die Hard 2”.

Krahas Cameron-it, ai ndihmoi në krijimin e hitit të vitit 1997, “Titanic”, i cili ishte filmi i parë që e kaloi shifrën prej 1 miliard dollarësh në arkat botërore.

Filmat e mëvonshëm “Avatar” dhe vazhdimi i tij “Avatar: The Way of Water”, të cilët u publikuan në vitin 2009 dhe 2022 respektivisht, vazhduan të thyenin rekordin e Titanikut.

Landau gjithashtu bashkëprodhoi filma të tjerë hit, duke përfshirë “Honey”, ‘I Shrunk the Kids” dhe “Dick Tracy”, dhe mbajti një pozicion drejtues në kompaninë e prodhimit të Cameron, Lightstorm Entertainment.

Pas lajmit për vdekjen e Landau, Cameron tha për The Hollywood Reporter se “një producent i madh dhe një qenie e madhe njerëzore na ka lënë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co