Kritiku i Papa Françeskut shkishërohet nga Vatikani

kritiku i papa franceskut shkisherohet nga vatikani
kritiku i papa franceskut shkisherohet nga vatikani

Një kryepeshkop italian dhe kritik i vendosur i Papa Françeskut është shkishëruar nga Vatikani.

Carlo Maria Vigano u shpall fajtor për përçarje – që do të thotë se ai është ndarë nga Kisha Katolike – pas vitesh mosmarrëveshjeje të ashpra me Papën.

83-vjeçari ultra-konservator i ka bërë thirrje më parë Papës të japë dorëheqjen, duke e akuzuar atë për herezi dhe duke kritikuar qëndrimet e tij ndaj emigracionit, ndryshimeve klimatike dhe çifteve të të njëjtit seks.

Kryepeshkopi Vigano ishte një figurë e lartë në Kishë, duke shërbyer si i dërguar i Papës në Uashington nga viti 2011 deri në 2016-ën.

Në vitin 2018 ai u fsheh pasi pretendoi se Papa kishte dijeni për abuzimin seksual nga një kardinal amerikan dhe nuk kishte vepruar. Vatikani e hodhi poshtë akuzën. Me kalimin e kohës, kryepeshkopi u lidh me teoricienët e konspiracionit amerikan, duke kritikuar vaksinat Covid dhe duke pretenduar një projekt “globalist” dhe “anti-kristian” nga OKB-ja dhe grupe të tjera – të dyja tema të njohura konspirative.

Të premten, zyra doktrinale e Vatikanit tha se refuzimi i tij për t’iu nënshtruar Papa Françeskut ishte i qartë nga deklaratat e tij publike.

Kryepeshkopi Vigano u akuzua për përçarje dhe mohim të legjitimitetit të Papës muajin e kaluar. Në atë kohë, ai shkruante në X se akuzat ndaj tij i konsideronte si “nder”.

“Unë mohoj, hedh poshtë dhe dënoj skandalet, gabimet dhe herezitë e Jorge Mario Bergoglio,” tha ai, duke përdorur emrin e Papës argjentinas.

Papa Françesku është përballur me mosmarrëveshje me katolikët tradicionalistë duke bërë hapa drejt komunitetit LGBTQ+, duke mbrojtur të drejtat e emigrantëve dhe duke dënuar teprimet e kapitalizmit.

Vitin e kaluar, ai ndërmori masa kundër një tjetër kritiku ultra-konservator, duke shkarkuar peshkopin Joseph E Strickland të Teksasit kur ai refuzoi të jepte dorëheqjen pas një hetimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →