Ushtarët kinezë mbërrijnë në Bjellorusi për “stërvitje antiterroriste”

ushtaret kineze mberrijne ne bjellorusi per stervitje antiterroriste



































Ushtarë kinezë kanë mbërritur në Bjellorusi të dielën për një “stërvitje të përbashkët antiterroriste”, tha Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë në një komunikatë.

ushtaret

Sipas saj, manovrat ushtarake do të mbahen nga 8 deri më 10 korrik.

Më 4 korrik, Bjellorusia iu bashkua Organizatës së Shangait për Bashkëpunim (SCO), një grupim rajonal i krijuar nga Pekini dhe Moska si alternativë ndaj ndikimit të Perëndimit.

Në vitet e fundit, Kina është duke u përpjekur t’i forcojë marrëdhëniet me vendet e Evropës Lindore dhe ato të Azisë Qendrore.

Lukashenka e quajti “historik” anëtarësimin e Bjellorusisë në SCO.

Ai theksoi nevojën “për ta shkatërruar botën njëpolare” dhe për ta marrë përsipër përgjegjësinë për “sigurinë globale”, sepse “Perëndimi narcisist dhe vetjak është dëshmuar i paaftë për këtë”./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co