Bellingham “kërcënon” Spanjën: I dua në finale, jemi ekip i fortë

bellingham kercenon spanjen i dua ne finale jemi ekip i forte
bellingham kercenon spanjen i dua ne finale jemi ekip i forte

Jude Bellingham, mesfushori i Anglisë është shprehur se do të dëshironte Spanjën si rival në finalen e Europianit.

“Në finale kundër Spanjës? Le të shpresojmë. Spanja ka luajtur shumë mirë këto tre javët e fundit, kështu që gjithçka është e mundur. Përqendrimi im është te Anglia, te shokët e skuadrës dhe te ekipi im.

Jam shumë i lumtur edhe për Pickford, i cili është shumë i mirë dhe ka shumë përvojë në këto situata. Ishte ndeshja jonë më e mirë në këtë kampionat evropian, jam shumë krenar. E treguam karakterin tonë dhe e treguam sërish në gjuajtjen e penalltive. Për ata që u futën në lojë dhe goditën penallti kishte shumë presion, është diçka shumë e vështirë” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co