Holanda ka festuar mbrëmë kalimin në gjysmëfinalen e Euro 2024, por jo gjithçka ka shkuar e qetë në kampin e “tulipanëve”. Kjo u pa qartësisht në minutat e fundit të sfidës ndaj Turqisë, kur kishte një përballje jo edhe aq miqësore mes kapitenit Van Dajk dhe trajnerit Kuman.
Në minutën e 86-të, Kuman vendosi të bënte zëvendësime, duke larguar nga fusha Simons dhe Depaj, për t’i bërë vend në rreshtim Zirkze dhe Frimpong. Një ndryshim i cili nuk i pëlqeu Van Dajk, i cili u kthye nga pankina dhe bëri me shenja i nervozuar rreth këtij vendimi.
Kuman nuk e priste një reagim të tillë dhe iu kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë kapitenit. Ndërkohë, shumë i inatosur u duk edhe Depaj, i cili i përket gardës së vjetër dhe shihet si lojtari më i rrezikuar për të humbur vendin në formacion.
Tashmë flitet për një ndarje mes grupit të vjetër dhe grupit të ri të lojtarëve në radhët e Holandës dhe ndryshimi i “veteranit” Depaj me një nga të rinjtë më premtues siç është Zirkze, kanë sjellë këtë situatë të tensionuar në kampin e gjysmëfinalistëve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co