Ministria e Mbrojtjes i është drejtuar qytetarëve me një kujtesë se çdo zjarrvënie e rrezikshme në pyje dënohet deri në 15 vite burg.
“Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet”, thuhet në njoftimin e ministrisë, ndërkohë që theksohet se duhet pasur kujdes sepse një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme
Postimi i plotë:
Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta!
Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme.
Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal.
Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme.
Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha. Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet.
Në rast emergjence kontakto:
🚑🩺-127
🚒🧯-128
🚔🚨-129
Ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile
✅📲08000911.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co