VIDEO/ Rama: 48 orë nga hapja, 22 mijë automjete kaluan te tuneli i Llogarasë

video rama 48 ore nga hapja 22 mije automjete kaluan te tuneli i llogarase
video rama 48 ore nga hapja 22 mije automjete kaluan te tuneli i llogarase

Nga e premtja e 5 korrikut, tuneli i Llogarasë është hapur për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit dhe e konsideroi veprën si një motor në funksion të zhvillimit të turizmit në bregdetin e jugut.

Kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale sot, thekson se brenda 48 orëve, tuneli i Llogarasë është përshkuar nga plot 22 mijë automjete. Menjëherë pas hapjes për qarkullim, një numër i madh qytetarësh kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në plazhet e Himarës apo Sarandës, duke shfrytëzuar shkurtimin e distancës drejt jugut.

Tuneli i Llogarasë ka një gjatësi prej 6 km. Ai lidh Dukatin me Palasën për 5 minuta, duke shkurtuar deri në 30 minuta distancën nga rruga e vjetër përmes Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Postimi
Tuneli i Llogarasë- 48 orë nga hapja, 22 mijë automjete kanë kaluar përmes tij.

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co