Japonia lëshon alarm për “goditje të nxehtësisë”, autoritetet paralajmërojnë njerëzit: Mos dilni…

japonia leshon alarm per goditje te nxehtesise autoritetet paralajmerojne njerezit mos dilni
japonia leshon alarm per goditje te nxehtesise autoritetet paralajmerojne njerezit mos dilni

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një alarm për “goditje të nxehtësisë” për 26 nga 47 prefekturat e vendit, duke u kërkuar njerëzve të mos dalin jashtë nëse nuk është absolutisht e nevojshme, të përdorin kondicionerët e tyre gjatë ditës dhe natës dhe të pinë shumë ujë.

Autoritetet në Japoni lëshuan paralajmërime për të nxehtin ekstrem pasi temperatura arriti në 40 gradë Celsius për herë të parë këtë vit të dielën.

Shizuoka në Japoninë qendrore raportoi një temperaturë prej 40 gradë Celsius në orët e para të pasdites të së dielës, ndërsa 244 vende të tjera panë rritjen e merkurit në 35 gradë Celsius ose më shumë një nivel i njohur zyrtarisht si “jashtëzakonisht i nxehtë”, shkruajnë mediat e huaja.

Temperatura në Shizuoka, e regjistruar pak pas orës 13:00, ishte më e larta në qytet që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1940, sipas Japan Times.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co