“Transformimi i Shqipërisë përmes integrimit”, Tabaku nga Washington DC: Tre elementët ku u fokusuan takimet në DASH, Kongres dhe Senat

transformimi i shqiperise permes integrimit tabaku nga washington dc tre elementet ku u fokusuan takimet ne dash kongres dhe senat
transformimi i shqiperise permes integrimit tabaku nga washington dc tre elementet ku u fokusuan takimet ne dash kongres dhe senat

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se nuk ka asnjë proces transformues për Shqipërinë ashtu si procesi i integrimi.

Nga Washingtoni, demokratja u shpreh se ky është prioritet jo vetëm i Shqipërisë, i Ballkanit Perëndimor, por edhe i partnerëve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tabaku renditi elementët mbi të cilat janë përqendruar diskutimet në Departamentin e Shtetit, Kongres dhe Senat.

“Ditë plot takime në Washington me miq, me partnerë , Departamentin e Shtetit , në Kongres dhe në Senat duke u fokusuar në 3 elementë kryesorë: së pari, nuk ka asnjë proces transformues për Shqipërinë ashtu si procesi i integrimi dhe ky është prioritet jo vetëm i Shqipërisë, i Ballkanit Perëndimor po tashmë edhe i partnerëve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së dyti, që ky proces të realizohet dhe të ndodhë duhet që të ketë një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, me një strategji të qartë, me vullnet politik, por ajo që është më e rëndësishmja, me një sistem që funksionon, që lejon kontrollin dhe balancën.

Dhe së treti, ekonomia! Shqipëria fatkeqësisht është mbrapa vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shumë larg mesatares së rajonit, qoftë në investime, qoftë në të ardhura. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që në këtë proces të transformojmë jetën e çdo qytetari, të realizojmë reforma ekonomike, të mbështesim biznesin, të luftojmë për çdo investim të huaj, për çdo vend pune për ta bërë Shqipërinë një vend atraktiv. Këto nuk mund të ndodhin nëse nuk ka vullnet politik”, tha Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →