3 gola në 5 ndeshje, Deschamps: Nuk janë kritika, është fakt. Griezmann: Spanja? Nuk kemi frikë askënd

3 gola ne 5 ndeshje deschamps nuk jane kritika eshte fakt griezmann spanja nuk kemi frike askend
3 gola ne 5 ndeshje deschamps nuk jane kritika eshte fakt griezmann spanja nuk kemi frike askend

3 gola në 5 ndeshje, 2 prej tyre autogola dhe një penallti e Mbappe-s, janë shifra që shqetësojnë me të drejtë opinionin në Francë. Nuk fshihet as trajneri Deschamps, fundja ky nuk është një opinion, por këto janë fakte që me qetësi i pranon edhe tekniku i “gjelave”, por fakt është gjithashtu që ekipi i tij është pjesë e katër ekipeve më të mira në “Euro2024”:

“Këto nuk janë kritika, janë fakte. Nuk jemi efikas në fazën ofensive, por kjo nuk na pengoi të jemi mes katër ekipeve më të mira”, theksoi Deschamps duke u ndalur më pas te ylli i këtij ekipi, Kylian Mbappe:

“Kemi bërë gjithçka për të, së bashku me stafin mjekësor. Edhe gjatë fazës përgatitore ka pasur probleme me shpinën, por Kylian është aty, edhe pse nuk është në 100%. Unë jam i bindur që Mbappe për çdo rivalë do të jetë rrezik, mjafton thjesht ideja që ata e dinë se Mbappe do të jetë aty”, u shpreh Deschamps.

Spanjë-Franca, sfida e parë gjysmëfinale pritet me padurim nga tifozët, por dhe vetë lojtarë, si në rastin e Griezmann, i cili deri më tani nuk ka arritur të lë gjurmë: “Asnjë skuadër nuk na tremb. Duhet të kemi besim te vetja jonë, dhe të japim gjithçka në fushë për të arritur në finale, mungon vetëm një ndeshje për ta bërë këtë. Është fantastike të arrish gjithnjë mes katër ekipeve më të mira. Spanja është një skuadër e madhe, me një trajner të ri që po bën mirë dhe me lojtarë të rinj si Yamal dhe Williams. Tani është radha jonë për t’i bërë keq në sulm dhe t’i bllokojmë këto lojtarë në mbrojtje”, u shpreh Griezmann.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co