Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Avenir Peka, u shpreh se protestës së 11 korrikut do t’i bashkohen opozitarë, demokratë dhe socialistë të ndershëm .
Ai ka renditur pesë pika të cilat sipas tij janë edhe skandalet më kryesore të kësaj qeverie.
Deklarata e plotë:
Te nderuar qytetare,
Me 11 korrik, opozitarët, demokratë, socialiste te ndershëm dhe ata pa parti, do të bëhen bashkë në betejën për kthimin e sigurisë dhe normalitetit në Shqipëri.
Edi Rama dhe Rilindja e kanë kthyer vendin ne një grope septike të krimit, korrupsionit dhe emigracionit.
Kur mijëra shqiptarë, prindër dhe fëmijë, bëjnë gati valixhet për te kërkuar një jete të sigurt dhe pa nëpërkëmbje, paratë e krimit dhe korrupsionit janë sheshit në të gjitha sheshet kryesore të Tiranes. Paratë e narkoshtetit formalizohen si ‘investime strategjike’ në resortet e bregdetit duke i futur kthetrat deri edhe në parqet arkeologjike. Policia e shtetit dhe institucionet e zbatimit te ligjit kane vendosur te jene ne krahun e te keqes, truproja të narkotrafikantëve, dhe jo mbrojtës të qytetareve.
Sa i takon rendit dhe sigurisë, Rama dhe ministrat e tij kanë dhjetëra njolla turpi dhe skandale, por po përmendim më kryesoret:
1. Prej 11 vitesh bandat kriminale ushtrojnë kontroll te plote politik mbi Ministrinë e Brendshme dhe policinë e shtetit nëpërmjet Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Taulant Ballës. Nëpërmjet tyre, bandat kane emëruar përfaqësuesit e tyre ne nivelet me te larta te Policisë se shtetit, jo vetëm ne nivel vendor, por dhe qendror. Oltion Bistri, ish shefi i Njësisë Operacionale është i arrestuar për shkak te përgjimeve te ardhura nga Belgjika. Ne ato përgjime nuk është vetëm ai, por me dhjetëra drejtues aktuale te Policisë se Shtetit, te cilët mbrohen prej fijeve politike qe kontrollojnë SPAK.
2. Drejtues te larte te policisë vodhën dhe manipuluan sistemin TIMS, te dhuruar nga qeveria e Shteteve te Bashkuara për te zhdukur gjurmët e trafikut te drogës te vëllait te kryeministrit, dhe për llogari te eksponentëve te tjerë te krimit.
3. Operacioni i bujshëm Forca e Ligjit nuk u krye për te gjurmuar paratë me burim te paligjshëm, por për a) te ndihmonte bandat kriminale te qeverise për te pastruar pasuritë me prejardhje kriminale, b) për presion mbi bandat për zgjedhjet vendore te vitit 2023, si dhe c) për tu vene gjoba atyre qe nuk bindeshin.
4. Rekrutimet si dhe sistemi i gradave ne Policinë e Shtetit e kane kthyer atë ne një strukture tërësisht politike duke krijuar breza te rinj patronazhistesh, dhe kontingjent për krimin.
5. Shërbimi Informativ i Shtetit është institucioni i fundit i pavarur qe është vene tërësisht nen tutelën politike dhe kontrollin e bandave.
Për te gjitha këto, për t’i thënë ndal inkriminimit te shtetit, shpopullimit të vendit që vjen nga pasiguria dhe përkeqësimit ekonomik që vjen nga sundimi i narkotrafikut, le të bashkohemi në betejën për ta kthyer Shqipërinë në normalitet.
Të enjten ne ora 20.00, le të bëhemi bashkë me një mesazh: t’ua heqim shtetin bandave dhe t’ua kthejmë qytetareve!
Faleminderit
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co