Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi kryente transport të paligjshëm të emigrantëve.
Blutë njoftojnë se 36-vjeçari banues në Tiranë, është lokalizuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Maliq-Gramsh”, gjatë kohës që transportonte me automjetin tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, 4 emigrantë nga Vendet e Treta.
Në momentin që ka konstatuar punonjësit e Policisë, ai ka tentuar t’i largojë emigrantët nga automjeti, por është kapur dhe ndaluar bashkë me ta.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është lokalizuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Maliq-Gramsh”, gjatë kohës që transportonte me automjetin tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që kishin synim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në momentin që ka konstatuar punonjësit e Policisë, shtetasi A. B. ka tentuar t’i largojë emigrantët, nga automjeti, por është kapur dhe ndaluar bashkë me ta.
Vijon puna për kapjen e shtetasit E. H., 41 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co