Izraeli urdhëron evakuimin e qytetit të Gazës për të kryer “operacion kundër terrorizmit”

izraeli urdheron evakuimin e qytetit te gazes per te kryer operacion kunder terrorizmit
izraeli urdheron evakuimin e qytetit te gazes per te kryer operacion kunder terrorizmit

Izraeli ka lëshuar një urdhër evakuimi për qytetin e Gazës, zonë kjo e cila është përballur me shkatërrim të gjerë që nga fillimi i luftës në enklavën palestineze.

Urdhri i evakuimit thuhet të tregojë një rritje të veprimeve ushtarake izraelite në qytet, me banorët që tashmë kanë raportuar për bombardime intensive në zonat lindore dhe jugore.

Ky lajm vjen pasi bisedimet për armëpushim pritet të rifillojnë këtë javë, me disa zyrtarë që thonë se shkatërrimi i shkaktuar nga ofensiva izraelite ka të ngjarë të ndihmojë në zbutjen e kërkesave të Hamasit.

Siç raportohet, Hamasi ka hequr dorë nga kërkesa e tij e kahershme që Izraeli t’i jap fund luftës përgjithmonë.

E kjo lëvizje besohet të ketë ngjallur shpresa për përparim në negociatat e ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, shkruan euronews.

Deri më tani, grupi militant ka kërkuar që trupat izraelite të largohen plotësisht nga Gaza dhe që lufta të përfundojë, ndërsa Izraeli këmbëngul se nuk mund dhe nuk do ta ndalojë luftën përpara se të eliminohet grupi militant palestinez.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →