Kanosi babain në lokalin e tij, shpallet në kërkim 41-vjeçari në Korçë.

kanosi babain ne lokalin e tij shpallet ne kerkim 41 vjecari ne korce
kanosi babain ne lokalin e tij shpallet ne kerkim 41 vjecari ne korce

Një 41-vjeçar me inicialet Z.G., 41-vjeç është shpallur në kërkim nga blutë e Korçës.

Sipas komunikatës zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës, 41-vjeçari ka kanosur babain brenda ambienteve të lokalit të tij.

Sipas policisë babai i 41-vjeçarit është pajisur me urdhër mbrojtje, teksa materialet janë referuar tashmë në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, në ambientet e lokalit të tij, dyshohet se ka kanosur babanë e tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co