Apeli rrëzoi kërkesën e Speciales për ekstradimin/ Gjykata e Lartë vendos nesër për fatin e Dritan Goxhajt

apeli rrezoi kerkesen e speciales per ekstradimin gjykata e larte vendos neser per fatin e dritan
apeli rrezoi kerkesen e speciales per ekstradimin gjykata e larte vendos neser per fatin e dritan

Do të mbahet nesër seanca në Gjykatën e Lartë, për çështjen e ekstradimit për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, të Dritan Goxhajt.

Prokuroria e Apelit ka berë rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila ka caktuar për nesër, datë 9 korrik 2024,  seancën gjyqësore, ndaj vendimit të Gjykatës se Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar sërish ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Prokurori që ka bërë kërkesën është kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Gent Xholi, ndërsa relator është Ilir Panda. Ky i fundit në këtë proces është edhe relator edhe gjyqtar. Pjesa tjetër e trupës gjykuese në Dhomën e Këshillimit janë Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.

Vitin e kaluar po në korrik, më 31, Dritan Goxhaj u arrestua për qëllime ekstradimi. Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, madje arrestimi i tij u shpall i paligjshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →