Me afrimin e trajnerit italian Enco Mareska, qëndrimi i Armando Brojës te Çelsi bëhet shumë i vështirë.
Siç raportojnë mediat vendëse, trajneri nuk e ka në plane sulmuesin shqiptar i cili duhet të shitet përfundimisht pas disa huazimeve, së bashku me disa lojtarë të tjerë të cilët do të rregullojnë bilancin e klubit blu.
Armando është ende me pushime, ndërsa e ardhmja mbetet ende në ajër.
Evertoni është klubi që kërkon ta mbajë Brojën në Premier Ligë, ndërsa edhe jashtë saj ka disa pista ku 22-vjeçari mund të përfundojë, si Italia apo Gjermania.
Megjithatë, çdo gjë pritet të vendoset pas Kampionatit Europian, atëherë kur Çelsi do të nisë edhe përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co