Merkato/ Joao Palhinha pranë nënshkrimit me gjigandin bavarez

merkato joao palhinha prane nenshkrimit me gjigandin bavarez
merkato joao palhinha prane nenshkrimit me gjigandin bavarez

Bayerni i Mynihut nuk ndalet në merkato. Skuadra bavareze, me objektivin e qartë për t’u rikthyer së qenuri kampion, ka nisur menjëherë nga puna për përforcimin e skuadrës. Drejtuesit bavarez, sikundër raportohet edhe nga Sky Sport kanë prenotuar vizitat mjekësore të mesfushorit portugez, Joao Palhinha.

Media prestigjoze italiane raportojnë se Palhinha do të firmosë një kontratë, e cila do ta mbajë atë të lidhur me gjigandin bavarez deri në 30 Qershor të 2030.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co