Merkato/ Ciro Immobile drejt Stambollit, do të luaj krah shqiptarëve, Muçit dhe Rashicës

merkato ciro immobile drejt stambollit do te luaj krah shqiptareve mucit dhe rashices
merkato ciro immobile drejt stambollit do te luaj krah shqiptareve mucit dhe rashices

Ciro Immobile mund të luaj përkrah Rashicës dhe Ernest Muci te gjigandi turk Besiktas. Mediat italiane kanë pohuar njëzëri, lidhur me interesimin e Besiktas në drejtim të bomberit lacial. Immobile vjen pas një sezoni jo shumë pozitiv, pasi dëmtimet e shumta e kanë mbajtur larg fushës së blertë dhe kjo gjë solli që shpesh here edhe kur ai ishte i gatshëm, të përfundonte si zgjedhje e dytë, pas Taty Castellanos.

Sipas mediave turke, thuhet se akordi mes palëve është gjetur dhe Besiktas i ka propozuar bomberit Italian një kontratë për 2 sezonet e ardhshme, madje ata kanë pohuar se në orët e ardhshme Immobile pritet të zbarkojë në Stamboll. Për Besiktas pritet që ky përforcim të jetë tepër i vlefshëm dhe skuadra turke do të formonte kështu treshen e sulmit: Immobile, Rashica dhe Muci.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co