Analisti Fitim Zekthi, në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24 tha se SPAK po bën një punë të mirë dhe se është shpresa e vetme për drejtësi në vendin tonë.
Zekthi tha se SPAK ka arrestuar ministra të rëndësishëm të qeverisë Rama, që askush nuk mendonte se do të shkonin pas hekurave. Sipas tij, SPAK ka kundërshtarë të fortë përballë, që janë politikanët e korruptuar, të cilët bashkëpunojnë me krimin.
Fitim Zekthi: Te SPAK unë kam besim dhe përpiqet me fuqinë e vet që të bëjë gjëra të reja. Diçka kanë bërë ose do bëjnë. SPAK po përballet me një sistem të ngritur nga viti 1992. SPAK do të bëjë punë shumë të mirë, Struktura e Posaçme ka çekuilibruar qeverinë Rama. Disa ministra të fuqishëm të kësaj qeverie, pra zemra e qeverisë është goditur. Ilir Beqaj u arrestua dhe kjo nuk është gjë e lehtë, pasi ka qenë një njeri i rëndësishëm në PS dhe në qeveri. Por, SPAK ka kundërshtarë të fortë politikanët e korruptuar, por edhe bandat e organizuara, që janë të fuqishme.
Qeveria ka disa avantazhe, ka arritur që të ketë interesin e qytetarëve, pasi njerëzit në Shqipëri varen nga disa pagesa minimale, nga pensionet etj dhe gjithashtu ka një opozitë të izoluar. Opozita bën gjithçka për veten e vet, nuk kujtohet për popullin shqiptar. Shqiptarët vidhen nga qeveria e keqe. Protestat e opozitës bëhen vetëm për të treguar se kemi opozitë solide. Partia e thërret opozitën për interesin e vet. Opozita nuk do që të hapet, sepse i bie që të ikësh vetë, pasi nënkupton se do të lejosh të ikin nga politika njerëz, që kanë bërë dredhje e spërdredhje në kaq shumë vite. Reforma Zgjedhore nuk do prekë interesat e politikanëve, që janë aktorë të rëndësishëm politikë.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co