Pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Shkodër ku mbeti i plagosur, paraprakisht dyshohet se shënjestra, Selami Brahimi nuk rezulton të jetë person me probleme ligjore.
Nga të shtënat me armë zjarri, automjeti ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e pasme. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe vetë kreu i policisë së Shkodrës.
Ndërkaq, ka reaguar edhe policia. “Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qenë e ndaluar).
Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sqaron policia.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co