Klubi i Teutës ka filluar të bëjë lëvizjet për të përforcuar radhët e veta me lojtarë të cilët të ndihmojnë durrsakët në sezonin e ri. “Panorama Sport” ka mësuar se bregdetarët kanë bërë dy lëvizje gjatë ditës së sotme, duke afruar lojtarë me eksperiencë për të ndihmuar në arritjen e objektivit, që këtë vit është synimi i “Final Four”.
Njëri prej tyre kthehet pas 10 vitesh në radhët e kësaj skuadre, pasi ka luajtur që atëherë në Ardit Peposhi i ka dhënë lamtumirën Erzenit dhe kthehet pas plot 10 vitesh në radhët e skuadrës s durrsake. Futbollisti 30-vjeçar ka qenë pjesë e Erzenit në dy edicionet e fundit por me rënien nga kategoria të shijakasve, ka vendosur të kthehet te klubi i Teutës ku kishte luajtur ë fillimet e karrierës së tij.
Ndërsa emri tjetër kthehet pas 5 vitesh në kampionatin shqiptar. Bëhet fjalë për mbrojtësin shkodran, Antonio Marku, i cili që nga viti 2019 ishte pjesë e skuadrave të futbollit kosovar, ku së fundmi ka luajtur me Suharekën.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co