Rrufeja godet avionin në fluturim, detyrohet të devijojë

rrufeja godet avionin ne fluturim detyrohet te devijoje
rrufeja godet avionin ne fluturim detyrohet te devijoje

Pasagjerët e fluturimit të tmerruar – Avioni u detyrua të ulej në një aeroport tjetër

Pasagjerët në një fluturim, që udhëtonte nga Shtutgarti në Heathroë në Britaninë e Madhe, u tmerruan të dielën pasdite kur avioni u godit nga rrufeja.

“Ishte tronditëse”, tha një pasagjer, emri i të cilit ishte Jeco, për gazetën The Sun, duke thënë se “ekuipazhi i BA ishte i mahnitshëm”. Një burrë, djali dhe nipi i të cilit ishin në aeroplan, e përshkroi atë si një “fluturim nga ferri”.

Një zëdhënës i kompanisë së fluturimit konfirmoi se “BA919 u devijua në Gatwick” për shkak të “kushteve të motit”.

Pamja tronditëse e rrufesë që godet krahun e avionit është regjistruar nga një pasagjer i fluturimit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co