FOTO/ Thumanë-Kashar, qeveria vendosi tarifën 2,1 euro, qytetarët paguajnë 270 lekë

foto thumane kashar qeveria vendosi tarifen 21 euro qytetaret paguajne 270 leke

TIRANE

Pak ditë pas përurimit, mëngjesin e kësaj të hëne është krijuar një trafik kilometrik mjetesh ne autostradën e re Thumanë-Kashar, pasi sot u aplikua për herë të parë pagesa për makinat.

Këtë mëngjes është testuar sistemi i TOLL-it, por janë krijuar radhë kilometrike të automjeteve në trafik për gati 2 orë.

Për të shmangur këtë situatë trafiku pagesa është hequr dhe automjetet kanë kaluar lirshëm pa ndaluar në traun e kompanisë koncensionare.

  • foto galeri
  • foto galeri

[embedded content]

Sipas gazetarëve tanë dhe pamjeve që kanë sjellë, radha e mjeteve, e cila i kalonte 10 kilometrat, fillonte nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në fshatin Larushk.

Shkak i këtij trafiku sipas përdoruesve të rrugës, mendohet të jetë fakti që 2 sportelet e vendosura nga firma koncesionare nuk ishin në gjendje të përballonin fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu në drejtim të Shqipërisë së mesme.

Ndërkohë përdoruesit e rrugës ankohen se çmimi që paguajnë është më i lartë nga ai që deklaroi qeveria, pra nga 2.1 euro që u paralajmërua, shoferët e automjeteve paguajnë 270 lekë të rinj.

Situata e trafikut vijoi gjithë paraditen dhe afër orës 11 situata u zhbllokua, pasi pagesa u hoq përkohësisht, por për qindra përdorues të rrugës shkaktoi vonesë të madhe dhe stres për shkak të pritjes në temperatura të larta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co