Censi2023/ Sejdarasi replikon me Nurjen: Shifrat e Eurostat nuk janë ato që i referohet opozita

censi2023 sejdarasi replikon me nurjen shifrat e eurostat nuk jane ato qe i referohet opozita
censi2023 sejdarasi replikon me nurjen shifrat e eurostat nuk jane ato qe i referohet opozita

Gazetari Bardhi Sejdarasi në emisionin “Open” në News24 e konsideroi krejt normal kohën se kur janë publikuar shifrat për Censin2023. Sejdarasi tha se nuk janë publikuar thjesht shifra, por është bërë një fotografim i popullsisë gjatë periudhës së regjistrimit. Sejdarasi tha se Shqipëria ka zgjedhur publikimin e shifrave të plota, ndërsa në Kosovë apo Serbi aplikohet tjetër metodë.

Por në replikë me gazetarin, ish-drejtoresha e INSTAT, tha se metodologjia është vetëm një, publikimi i të dhënave pre-eleminare dhe më pas kalohet në publikimin e të dhënave të plota.

[embedded content]

Sejdarasi tha se shifrat e Eurostat nuk janë ato që i referohet opozita. “Nuk janë 900 mijë ndryshimi mes dy censuve, por 900 mijë është stoku i emigrantëve”, tha Sejdarasi.

Por Ines Nurja tha se janë formula të përcaktuara, duke shtuar se “numri i të larguarve nga Shqipëria nuk është 400 mijë sikundër deklaron INSTAT. Eurostat na jep shifra çdo vit, pra na tregon sa është numri i personave që janë larguar në total, dhe na dalin që shifrat nuk përputhen”, tha Nurja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →